Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar se 200 hyrjet e banesave kolektive të cilat janë nën menaxhimin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë filluar të dezinfektohen si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Poashtu, secila nga këto hyrje do të pajiset edhe me dezinfektues, derisa efekti i dezinfektimit është 40 ditë.
Falenderojmë ekipet e NPB-së për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.
Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë dhe duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!
Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!
Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!
#rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...