Niset një autobus me udhëtarë nga Italia, kthehet mbrapsht

14:58 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se një autobus është nisur nga Italia për në Kosovë me udhëtarë, por ilegalisht, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e kufijve.

Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku njofton se autobusi është kthyer prapa në Kroaci.

“Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizim të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci. Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë. Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë”, shkruan Abdixhiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme