Google ADS

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës pozitiv me koronavirus

13:18 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19, bën të ditur Federata e Futbollit e Kosovës

Gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken. Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme