Ndodh në Kosovë – i’vunë zjarrin qenit dhe bëjnë video duke u qeshur

13:13 | 17 Mars 2020
Arbresh Info

Një rast i pazakont dhe u shëmtuar ka qatkulluar dhe nëpër portalet e Kosovës ku ndëgjohen disa të rinjë duke inqizuar një qenë në flakē dhe duke u qeshur. Policia e Kosovës nuk ka arritur ende t’i identifikojë personat që i vunë flakën qenit. Krejt çka dihet deri më tani është se rasti është duke u hetuar, duhet ekzaminim i vendit e video për të gjetur kush e ka bërë këtë veprim, ka thënë për Insajderin Avni Zahiti, zëdhënës i stacionit të policisë në Mitrovicë. “Nuk kemi diçka konkrete, janë duke e trajtuar çështjen ende nuk dihet se kush janë kryesit e këtij veprimi. Duhet pak kohë me trajtu rastin, duhet të ekzaminohet mirë vendi e videoja”, ka deklaruar Zahiti. Sipas disa portaleve rasti ka ndodhur në afërsi të hotelit “Vila Lux” në Mitrovicë. Ky akt i pa zakont i filmuar me telefon shfaq qenin e përfshirë nga zjarri. Në prapavijë dëgjohen zërat e atyre që dyshohen të kenë bërë këtë vepër të shëmtuar.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme