Google ADS

Këshilltari i Thaçit pas njoftimit të Contour Global: Kurti po e rrezikon ekzistencën e shtetit të Kosovës

13:06 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Artan Behrami ka reaguar pas lajmeve se Kompania Contour Global është tërhequr nga planet për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’.

Behrami ka shkruar se kërcënimet e qeverisë së Kosovës kundër investimeve amerikane sot morën formë.

“Kompania amerikane që planifikojë t’i investojë mbi 1.5 miliardë euro në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, sot u tërhoq nga ky investim, për shkak të kundërshtimit të Qeverisë Kurti”, tha ai.

Behrami thotë se me këtë projekt, Amerika ka synuar që të pavarsonte Kosovën nga varësia e Serbisë dhe Rusisë në sektorin e energjisë.

“Retorika e filozofëve, myhibëve dhe cyberxhematit të Vetëvendosjes kundër Amerikës ia humbi Kosovës një prej investimeve më të mëdha amerikane, që do të transformonte vendin tonë. Por, si duket se kjo nuk është duke iu mjaftuar. Ata vazhdojnë të tallen me bllokimin e 200 milionë dollarëve të investimeve të tjera amerikane, 50 milionë eurove të MCC-së, si dhe 150 milionë eurove të tjera për gazin, që planifikoheshin të investoheshin në Kosovë”, shton ai.

Sipas këshilltarit të presidentit, kryeministri Albin Kurti është duke e rrezikuar ekzistencën e shtetit të Kosovës, që është një kombinim i vullnetit qytetar përbrenda dhe i investimit amerikan nga jashtë.

Contour Global tërhiqet nga Kosova e Re

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme