Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u bëri thirrje qytetarëve gjermanë të qëndrojnë në shtëpi sot, pas një rritjeje dramatike në rastet e koronavirusit në vend.
Qeveria gjermane po bën gjithçka që është e mundur për të riatdhesuar mijëra gjermanë që aktualisht janë jashtë vendit, tha ai, dhe u lut që qytetarët të mos udhëtojnë, transmeton portali arbresh.info.
“Ju lutemi qëndroni në shtëpi”, tha ai.
Kjo vjen pasi vendi raportoi 1,174 infeksione të reja brenda 24 orëve ndërmjet të dielës dhe të hënës – rritja më e madhe e saj një-ditore në raste.
Gjermania ka mbi 7.200 raste të koronavirusit, përfshirë 17 vdekje, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, i cili po gjurmon rastet e raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe burime shtesë.
Qeveria lëshoi gjithashtu kufizime drastike të reja dje, duke mbyllur baret, klubet, teatrot, sallat e koncerteve, muzetë dhe hapësirat e tjera publike.
“Këto janë masa që kurrë më parë nuk kanë ekzistuar në vendin tonë, por ato janë të nevojshme”, tha dje Kancelarja gjermane Angela Merkel. “Ne kemi nevojë për masa drastike për të ngadalësuar procesin e infeksionit”./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...