Google ADS

Real Madrid i bashkohet garës për Harry Kane

11:46 | 17 Mars 2020
Arbresh Info

Real Madrid është i interesuar për shërbimet e sulmuesit të Tottenham, Harry Kane.

Anglezi është duke menduar largimin sepse dëshiron të fitojë trofe dhe një gjë të tillë nuk është duke e arritur me gjigantin anglez, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra e Jose Mourinhos janë eliminuar nga FA Cup dhe Liga e Kampionëve, ndërsa janë në pozitën e nëntë në tabelë në Premierë Ligë, por kampionati anglez është suspenduar deri me 4 prill.

Kjo ka bërë që anglezi të mendojë largimin dhe kjo ka alarmuar gjigantët evropianë si Juventus e Manchester United, por garës i është bashkuar edhe Real Madrid që kanë synuar ta transferojnë vitet e kaluara.

Kontrata e anglezit me Spurs skadon në fund të vitit 2024./arbresh.info.

Të ngjashme