Zyrtare: Nemanja Matic vazhdon kontratën për një vit me Manchester United

11:22 | 17 Mars 2020
Arbresh Info

Manchester United ka aktivizuar mundësinë për të vazhduar kontratën edhe për një vit me mesfushorin, Nemanja Matic.

Matic pritej të largohej gjatë janarit me Newcastle United e Inter të interesuar, por transferimi dështoi, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, në kohën e fundit ka gjetur formën e kërkuar dhe ka hyrë në formacionin e parë, gjë që ka bërë të vazhdojë kontratën edhe për një vit.

Matic është në bisedime me “Djajtë e Kuq” që të nënshkruajë kontratë më afatgjatë./arbresh.info.

https://twitter.com/goal/status/1239857678060589059

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme