Google ADS

Gundogan: I kam thënë Sanes të mbetet te City

11:04 | 17 Mars 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogab ka kërkuar nga bashkëlojtari, Leroy Sane të mbetet në “Etihad Stadium”.

Sane është i lidhur me kalimin te Bayern Munich ose Real Madrid, ndërsa është afër për tu shëruar nga lëdimi, transmeton portali arbresh.info.

I pyetur nëse i ka thënë gjermanit të qëndrojë, Gundogan tha se do të ishte  lumtur nëse Sane mbetet te City.

“Do të isha i lumtur nëse do vazhdonte të ishte bashkëlojtari im për vite me radhë, do të shohim çfarë do ndodh”, theksoi ai.

Thuhet se Sane është shumë afër për tu transferuar në “Allianz Arena” për 85 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme