Irani ka liruar përkohësisht rreth 85 mijë të burgosur përfshirë edhe të burgosurit politikë – e tëra kjo po bëhet për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, kanë bërë të ditur zyrtarë qeveritar të këtij vendi.
Zëdhënësi i minmëtejme istrisë së Drejtësisë, Gholamhossein Esmaili, ka thënë se gjysma prej tyre ishin të burgosur për “shkak të zënkave të vogla që i kanë pasur dhe kanë shkelur ligjin”, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu pranoi se janë ndërmarrë veprimet e duhura për t’u përballur me përhapjen e mëtejme eventuale të virusit vdekjeprurës.
Në anën tjetër, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se të burgosurit tashmë janë të infektuar për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Iran dhe sëmundjeve që kanë shpërthyer më herët brenda qelive nga mungesa e pastërtisë – duke u bërë thirrje që të gjithë të burgosurit politikë të lirohen.
E zëdhënësi i ministrisë nuk ka komentuar nëse të burgosurit do të rikthehen nëpër burgje, në momentin që konstatohet se gjendja në vend është më e sigurt nga coronavirusi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...