Në Kinë ka kaluar kulmi i epidemisë së koronavirusit, kanë bërë të ditur zyrtarët kinezë gjatë javës së kaluar.
Është duke u zvogëluar dukshëm numri i të prekurve me koronavirus, e së fundmi edhe në provincën Hubei, ku në qytetin Wuhan të kësaj province kishte shpërthyer epidemia.
Kujtojmë që në fillim të shkurtit të këtij vitit kur numri i të infektuarve në Kinë brenda ditës rritej, mjekët dhe infermierët kanë qenë ata që janë gjendur në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit COVID-19.
Aty menjëherë filluan të qarkullojnë edhe imazhet e tyre nëpër rrjetet sociale, kurse në fytyra vërehej lodhja nga puna e madhe që e kanë kryer gjatë ditës, transmeton Telegrafi.
Shumica prej tyre mezi qëndronin në këmbë, shpesh flinin në pauza mes ndërrimeve madje edhe nëpër karrige e dysheme të korridoreve të spitaleve.
E duke marrë parasysh se janë detyruar të bartin rroba të veçanta dhe maska mbrojtëse, që ishin shumë të ngushta me qëllim që të jenë sa më të vogla mundësitë nga infektimi, ata edhe kishin pësuar lëndime në fytyrë nga maskat e shtrënguara fortë që nuk i hiqnin edhe nga më shumë se tetë orë.
Rrobat mbrojtëse janë dashur t’i bartin të veshura nga 12 orë në ditë, e pasi që i hiqnin kishin gërvishtje, mavijosje dhe ndrydhje nëpër fytyrë.
E shumica e atyre që i kanë parë imazhet e tyre nëpër rrjetet sociale, kanë shkruar se mjekët janë heronjtë e ditës sepse ata luftonin ta ruajnë Kinën dhe banorët e saj.
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...