Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka lavdëruar punën e mrekullueshme që është duke bërë sulmuesi, Roberto Firmino.
Braziliani kaloi disa jave pa shënuar gol, por ia doli të shënoi në humbjen ndaj Atletico Madrid në “Anfield” , transmeton portali arbresh.info.
Tekniku gjerman ka thënë se Firmino bën shumë pasime dhe asistime, andaj nuk e kupton që kanë kaluar disa javë pa shënuar.
“Është lidhës. Nuk është vetjak, është si topi, e pason dhe është shumë i lumtur”.
“Pastaj e kupton se nuk ka shënuar për katër ose pesë vikende. Por, nuk ka rëndësi. Është yll botëror”, theksoi ai.
Se çfarë do të bëhet me Liverpool dhe nëse do e fitojnë titullin, do kuptohet brenda disa ditëve, pasi nuk dihet nëse do ndërprehet kampionati apo do vazhdojë./arbresh.info.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda