Dezinfektohen rrugët e Prishtinës

09:21 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Këto orë të mëngjesit ka nisur dezinfektimi i rrugëve të Prishtinës.

Në foto shihet një kamion cisternë dhe dy persona të pajisur me uniformë mbrojtëse duke kryer dezinfektimin, shkruan portali arbresh.info.

Ndërkohë mesnatën e sotme është konfirmuar edhe rasti i 16-të me COVID-19 në Kosovë.

Rasti ishte një vajzë që kishte udhëtuar nga Londra./arbresh.info/

Të ngjashme