Arrestohet pronari i një hoteli në Podujevë, nuk i zbatoi urdhërat e izolimit kundër pandemisë

09:09 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësht, ka bërë të ditur se dje rreth orë 23:30 në Podujevë është arrestuar një person, pronar i një hoteli.

I njëjti është arrestuar pasi që u ka shërbyer klientëve duke kryer kështu veprën penale “ Mosverpim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info.

Gjithashtu, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme