Google ADS

Komuna e Podujevës blen 25 mijë euro pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit

09:03 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Në Podujevë është raportuar rasti i parë me virusin korona.

E për këtë komuna tashmë ka dhënë tenderin për furnizim me pajisje mbrojtëse nga virusi COVID-19 në vlerë afër 25 mijë euro.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për tenderin me titull ‘Furnizim urgjent me mjete dhe pajisje mbrojtëse për nevoja të stafit të QKMF-së, Administratës komunale, arsimit si përgjigje në situatën epidemiologjike të krijuar nga virusi COVID-19’ , janë shpenzuar saktësisht 23.100 euro.

Aty thuhet gjithashtu se fitues është grup i Operatorëve Ekonomik   N.SH.T    NERAMED   ;    GENIUS  KOSOVA    SH.P.K.

Kujtojmë që në mesin e 16 rasteve të dala pozitive me virusin korona një është paraqitur në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Në karantinë është futur vetëm Duminca dhe 3 fshatra përreth por jo i gjithë qyteti. /arbresh.info/

 

 

Kosovë: Konfirmohet një rast i ri me koronavirus

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme