Portieri italian i Llapit, Giacomo Nava, është bërë një personazh interesant për mediat italiane, shkaku largimit nga vendlindja e tij për të bërë karrierë në futbollin kosovar.
Ish portieri i të rinjve te Sampdoria, ditë më parë dha një intervistë për ueb faqen italiane të gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, ku foli për jetën e tij në Kosovë dhe karrierën te Llapi.
Nava, sot ka dhënë një tjetër intervistë për mikrofonat e emisionit “Stadio Aperto” që është në kuadër të TMW Radio.
Ai ka folur për karrierën e tij, kalimin te Llapi, kampionatin vendor, coronavirusin në Kosovë dhe përjetimin e popullit.
Si përfunduat në kampionatin kosovar?
Nava: Isha i lirë dhe ishte kjo hipotezë, brenda 2-3 ditësh vendosa të shkoja dhe të fluturoja për në Kosovë. E shfrytëzova këtë mundësi profesionale dhe jetësore.
Qeveria kosovare po shqyrton gjendjen e jashtëzakonshme, çfarë situate ka atje?
Nava: Edhe para se të infektoheshin njerëzit e parë, kishte masa që kishin për qëllim parandalimin e infeksionit dhe pikërisht për këtë arsye mendoj se nuk do të zgjerohet këtu si në Itali.
Si është të jetosh në Kosovë?
“Kostoja e jetesës është me të vërtetë e ulët, ha në restorant për 3 euro. Mënyra e jetesës nuk është aq e ndryshme me Italinë, ka një pasion të madh për futbollin. Ka shumë dashuri si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për futbollit italian, e ndjekin Serien A me shumë pasion. Ka respekt për lojtarët, tifozët asnjëherë nuk krijojnë probleme dhe janë gjithmonë të lumtur për të parë ndeshjet, ata kanë vetëm një pasion pozitiv. Këtu është sikur kam një familje tjetër, ndërsa familja ime në Itali është në karantinë si pjesa tjetër e vendit .
Tani kampionati kosovar është ndalur, a ka ndonjë datë të mundshme për të rifilluar futbollin?
Futbolli u ndalua të shtunën në mëngjes, por duke pasur parasysh përparimin në masat parandaluese, thuhet se kampionati do të kthehet brenda disa javësh.
A ka pak mosbesim ndaj italianëve për shkak të coronavirus?
Po, më ka ndodhur disa herë. Kur njerëzit e kuptojnë që jam italian shtangen dhe më duhet tu shpjegoj se jam në Kosovë qe një kohë të gjatë.
A ka një vetëdijesim për seriozitetin e situatës?
Ata e kuptuan para shumë të tjerëve se duhet të qëndrojmë në shtëpi, në Itali duhet të prisnim dekretin e qeverisë për ta bërë atë, ndërsa këtu njerëzit spontanisht e vendosën veten në karantinë.
Si po e përjetoni këtë periudhë izolimi në shtëpi?
Kam marr mjetet për t’u stërvitur nga stadiumi dhe shtëpia ime duket si një palestër. Kur mbaroj stërvitjen, bëjë gjëja shtëpiake, duke pastruar dhe rregulluar gjërat. Për fat të mirë e kam shumë qejf kuzhinën, në fillim e bëra pasi isha larg shtëpisë, pasi kur largoheni nga Italia gjithmonë do ta keni vështirësi. Këtu ushqimet janë shumë të rënda, jo shumë të përshtatshme për jetën e një sportisti. Problemi është edhe gjetja e përbërësve që përdoren shumë në gatimin italian.
Nava ka kontratë afatgjate me Llapin dhe pëlqehet shumë në qytetin e Podujevës për pritjet e tij. /Telegrafi/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...