Lojtarët me kontrata drejt skadimit: Çfarë do të ndodhë me ta nëse kampionatet vazhdojnë gjatë verës?

07:23 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

UEFA nuk ka vendosur ende nëse do të shtyjë Kampionatin Evropian 2020 për shkak të pandemisë coronavirus, ndërsa ka shumë ligë që janë në pritje të vendimit të organit drejtues të futbollit evropian për të përcaktuar nëse garat e tyre mund të zhvillohen gjatë verës.

Por në rast se kampionatet shtyhen deri në verë, çfarë do të ndodhte me lojtarët, kontratat e të cilëve përfundojnë më 30 qershor?

Disa lojtarë nga pesë ligat më të mira të Evropës do të preken dhe asnjë agjent aktualisht nuk di se si të merret me këtë çështje.

Nga njëra anë, ka nga ata që mendojnë se, duke pasur parasysh situatën aktuale të jashtëzakonshme, klubet mund të jenë në gjendje të zgjasin kontratat për disa javë të tjera.

Pamje nga një ndeshje e Serie A. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Të tjerë konsiderojnë se mund të ketë futbollistë që tashmë po negociojnë destinacionin e tyre të radhës, duke nënshkruar marrëveshje të reja që hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2020.

Duke lënë anash pjesën ligjore, le t’i hedhim një vështrim disa nga lojtarët më të njohur, kontratat e të cilëve mbyllen gjatë verës.

Ligue 1 dhe Serie A: Cavani, Callejon, Zlatan …

Thomas Meunier, Edinson Cavani dhe Layvin Kurzaëa janë tre lojtarët e Paris Saint-Germain, marrëveshjet e të cilëve përfundojnë në qershor, me këtë të fundit raportohet se në bisedime të avancuara për t’u bashkuar me Arsenalin më 1 korrik.

Dries Mertens ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Napolin, megjithëse raportimet në Itali tregojnë se të dy palët janë afër arritjes së një marrëveshje, ndërsa Jose Callejon mund të kthehet në Spanjë gjatë verës.

Mbetet për tu parë nëse AC Milan është i gatshëm të zgjasë kontratën e Zlatan Ibrahimovic, i cili gjithashtu mbetet pa kontratë në qershor.

Liga Premier dhe Bundesliga: Willian, Pedro, Gotze …

Willian dhe Pedro Rodriguez nuk pritet të vazhdojë me Chelsean përtej 30 qershorit, ndërsa Olivier Giroud ka oferta nga ekipe në Serie A.

Qendërmbrojtësi i Tottenham Hotspur, Jan Vertonghen, mesfushori i Manchester United , Nemanja Matic dhe mesfushori krijues i Liverpoolit, Adam Lallana mund të largohen po ashtu gjatë verës nga klubet aktuale.

Ndërkohë, në Gjermani, kontrata e Mario Gotze përfundon më 30 qershor dhe ai ka shumë të ngjarë të largohet nga Borussia Dortmund me Hertha Berlin që është duke e pritur.

La Liga: Shumë lojtarë preken

Portieri i Atletico Madridit, Antonio Adan, sulmuesi i Sevillas, Nolito dhe ylli i Villarrealit, Santi Cazorla janë vetëm disa emra e një liste të gjatë të lojtarëve të La Ligas, kontratat e të cilëve mbylljet në qershor.

Se si do të rrjedhin gjërat, do të kuptohet më shumë pas mbledhjes së UEFA-s që mbahet të martën pasdite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme