Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot stabil, më shumë orë me diell por edhe vranësira kalimtare.
IHK njofton se mëngjesi i së martës do të paraqitet me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënoj rritje të dukshme.
Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.
Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.
Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.
Dita e premte do të paraqitet si dita më e nxehtë e javës, me 18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?