Pas konfirmimit me koronavirus, Tom Hanks dhe Rita Wilson lirohen nga spitali

00:48 | 17 Mars 2020
Trina Galanxhi

Dyshja do vazhdojnë trajtimin me një banesë me qira në Australi.

Tom Hanks dhe Rita Wilson, të cilët kanë provuar pozitivisht për koronavirusin (COVID-19), janë larguar nga spitali dhe tani po vazhdojnë të izolohen në një shtëpi me qira në Australi, transmeton lajmi.net.

Përfaqësuesi i Hanks konfirmoi të hënën për The Hollywood Reporter që dyshja mbeten nën karantinë në shtëpi.

Çifti i Hollywood-it, të dy 63 vjeç, kishin njoftuar diagnozat e tyre të mërkurën, duke zbuluar në mediat sociale se pasi kishin ndjerë disa dhimbje trupi dhe ethe të lehta ata ishin testuar për virusin dhe u zbuluan se ishin pozitivë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme