Më shumë se 175 530 raste infektimi dhe 7 007 të vdekur u regjistruan sot në 145 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 587 vdekje të reja dhe 11 597 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë për raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 349 vdekje, Irani me 129 dhe Franca me 36.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 80 860 raste, përfshirë 3 213 vdekje dhe 67 490 të shëruar. 16 raste infektimi dhe 14 vdekje u njoftuan midis të dielës dhe të hënës.
Në pjesën tjetër të botës, sot u regjistruan gjithsej 94 676 raste infektimi (11 581 të reja), përfshirë 3 794 vdekje (573 të reja).
Që nga dita e djeshme, Portugalia, Bahreini, Hungaria, Guatemala dhe Luksemburgu kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Trinité-et-Tobago, Liberia, Somalia, Tanzania, njoftuan rastet e para të infektimit.
Azia – 92 260 raste (3 337 viktima).
Europa – 61 073 raste (2 711 viktima).
Lindja e Mesme – 16 530 raste (869 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 4 126 raste (70 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 815 raste (7 viktima).
Oqeania 358 raste (5 viktima).
Afrika – 374 raste (8 viktima).
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte