Kryeministri britanik, Boris Johnson, hodhi poshtë sot thirrjet për të mbyllur shkollat ose për të rivendosur testimin masiv për koronavirus, por i kërkoi publikut që të shmangë kontaktet jo të domsodoshme shoqërore dhe udhëtimet.
Qeveria po jep këshilla të rrepta për vendet e argëtimit, për pezullimin e evenimenteve, por nuk po urdhëron mbylljen e shkollave dhe lokaleve.
“Ne mendojmë se tani për tani, është shumë më mirë t’i mbajmë shkollat të hapura”, tha Johnson, duke shtuar se ky vendim ishte nën shqyrtim.
Në vend është rritur presioni ndaj Johnson-it për të mbyllur shkollat dhe për të ndryshuar politikën e tij për frenimin e përhapjes së koronavirusit, pasi disa ekspertë thanë se planet e tij mund të rrisin numrin e vdekjeve.
Gati 300 000 persona kanë mbështetur një peticion në internet drejtuar parlamentit duke i kërkuar qeverisë të ndjekë këshillat e OBSH-së, siç kanë bërë shumica e vendeve të tjera europiane.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...