Vaksina për koronavirusin, i jepet doza e parë një pjesëmarrësi

23:30 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Në Shtetet e Bashkuar të Amerikës ka filluar të testohet një vaksinë eksperimentale për Covid-19 në personin e parë të shëndetshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Alergjivë dhe Sëmundjeve Infektive të hënën.

Studimi parashikon që me vaksinën e re të testohen 45 të rritur të shëndetshëm gjatë një periudhe prej 6 muajsh. Çdo pjesëmarrësi do t’i bëhen dy injeksione me rreth një muaj distancë nga dozat.

Studimi, që ndodhet në Fazën 1 të eksperimentimit, pritet të sigurojë që vaksina është e sigurt dhe që shkakton një përgjigje të pëlqyeshme të sistemit imunitar të pacientit.

Kjo do të vërtetonte se vaksina është efektive për të parandaluar COVID-19. Gjithsesi, kjo do të kërkojë studime të vazhdueshme në të cilët do të përfshihen akoma më shumë pjesëmarrës dhe kjo rrjedhimisht dë të kërkojë më shumë kohë.

Drejtuesi i NIAID Dr. Anthony Fauci u shpreh:

“Gjetja e një vaksine të sigurt dhe efektive për të parandaluar infeksionin është një përparësi urgjente e shëndetit publik. Ky studim i fazës 1, i nisur me shpejtësi rekord, është një hap i parë i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme