Infektologu Sali Ahmeti thotë se situata aktuale në Kosovë pas shfaqjes së 15 rasteve me koronavirus është stabile.
Thotë se deri më tani, në vendin tonë ky virus nuk ka shfaqur shumë agresivitet.“Gjykuar në bazë të 15 rasteve që kemi virusi nuk shfaqet me shumë agresivitet”, tha Ahmeti i ftuar në emisionin Pressing në T7.
Ai mendon se nëse covid-19 ndjek një rrugë të ngjashme me viruset tjera, përhapja e tyre ndikon në zbutjen e sëmundjes.
Ai thotë se Kosova është në fazën e parë të koronavirusit dhe se javët e ardhshme janë vendimtare.
“Jemi ne fazën e ballafaqimit të parë. 2-3 javët e ardhshme janë vendimtare”, theksoi ai.
Sipas tij nëse situata do të dilte jashtë kontrollit, do të ishte shumë i vështirë menaxhimi, kjo bazuar edhe në përvojat e shteteve të tjera të cilat kanë sistem shëndetësor shumë më të avancuar se shteti ynë.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda