Shumë sende që ka secili prej nesh në shtëpi, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Gjërat që përdorim në jetën e përditshme mund të dëshmojnë se janë jo të shëndetshme për ne, si aromatizuesit e ajrit dhe printerët me lazer.
Kjo është lista me produktet shtëpiake që bëhen të rrezikshme nëse nuk përdoren siç duhet.
1. Letër alumini
Ky produkt mund të ketë efekte të dëmshme shëndetësore, pasi grimcat e aluminit mund të transferohen në ushqimin tuaj. Sipas një studimi, ju mund të jeni duke konsumuar më shumë alumin sesa ushqim, në rastet kur mbështillni me letër alumini ushqime të skuqura.
2. Tigani
Pavarësisht se këto produkte të kuzhinës na kursejnë kohë kur bëhet fjalë për pastramin e tiganit, ato mund të shkaktojnë shqetësime serioze për shëndetin. Tigani mund të lëshojë gazra toksikë dhe kimikate kur nxehet.
3. Pastruesit e furrës
Për shkak se pastruesit e furrës janë krijuar për të shpërbërë yndyrën, ato mund të jenë të rrezikshme për shëndetin. Këta pastrues mund të shkaktojnë diegie, probleme me frymëmarrjen dhe akoma më shumë dëme nëse thithen nga lëkura, apo biejnë në kontakt me sytë. Ato kanë fuqinë t’ju helmojnë, sepse përmbajnë trioksid squfuri dhe acid sulfurik, që janë përbërës shumë të dëmshëm për shëndetin.
4. Ruajtja e enëve plastike
Mund të përdoren për të marrë ushqimin në punë, por nëse i ngrohni në mikrovalë, ato mund të lëshojnë substanca të dëmshme për shëndetin, të cilat mund të shkaktojnë kancer, infertilitet, diabet dhe mbipeshë.
5. Aromatizuesit e ajrit
Të gjithë e duam aromën e mirë në shtëpi, sepse na bën të ndihemi mirë dhe të ndjejmë freski. Por, sipas një studimi, ato mund të shkaktojnë migrenë dhe probleme me frymëmarrjen.
6. Printeri me lazer
Një studim thotë se printerët me lazer mund të lëshojnë grimca në ajër, të cilat janë të ngjashme me sasinë e tymit të cigares. Për shkak se grimcat janë kaq të vogla, ato mund të thithen nga trupi dhe të shkaktojnë dëme shëndetësore. Ju duhet të hapni dritaret gjatë kohës që i përdorni.
7. Bateritë
Secili prej nesh ka bateri në shtëpi, por për shkak se krijohen me acid sulfurik, ato mund të dëmtojnë lëkurën nëse rrjedhin. Edhe bateritë e telefonit mund të jenë të dëmshme, nëse dëmtohen, sepse lëshojnë një gaz të rrezikshëm.
8. Zbardhues
Pothuajse çdo shtëpi ka një zbardhues. Rreziqet e zbardhimit janë të njohura, pasi mund të shkaktojnë diegie, verbim dhe probleme me frymëmarrjen. Një studim thotë se mund të jetë i lidhur edhe me shfaqjen e astmës. Përzierja e e zbardhuesit me produkte të tjera pastrimi mund të shkaktojë reaksion kimik që çliron një gaz të rrezikshëm, siç është ai i klorit.
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...
Iu dha hapësirë televizive një dhunuesi, Kusari paraqet anke...
Krasniqi zhvilloi takim pune me zëvendëskryeministrin e Luks...