Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, tha se institucioni të cilin e udhëheq ajo është gati të mobilizojë një trilion dollarë për huadhënien për të ndihmuar vendet anëtare të luftojnë përhapjen e koronavirusit.
Georgieva në një shkrim të publikuar në faqen e FMN-së, thekson se FMN së pari mund të vendosë në dispozicion një pako mjetesh për reagim urgjent për të ndihmuar vendet me ekuilibër të shpejtë të pagesave.
Ajo theksoi domosdoshmërinë e një stimulimi fiskal shtesë nga qeveritë për të parandaluar dëmet afatgjate ekonomike.
“Përtej veprimeve pozitive individuale, çështja e një stimuli fiskal global të koordinuar dhe të sinkronizuar po rritet gjithnjë e më shumë”, tha Georgieva.
Ajo shtoi se përderisa virusi po përhapet, rritja e veprimit të koordinuar do të jetë thelbësore për rritjen e besimit, sigurisë dhe stabilitetit të ekonominë globale.
Georgieva u bëri thirrje bankave qendrore të vazhdojnë të mbështesin kërkesën dhe të rrisin besimin duke lehtësuar kushtet financiare.
Ajo gjithashtu rekomandoi që mbikëqyrësit e sistemit financiar të synojnë të ruajnë ekuilibrin midis ruajtjes së stabilitetit financiar, ruajtjes së qëndrueshmërisë së sistemit bankar dhe mbajtjes së aktivitetit ekonomik./atsh/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...