Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar të ketë evidencën e të gjithë personave nga zonat ku ka të prekur me virusin Covid-19, të cilët kanë hyrë në Kosovë përmes kufijve apo Aeroportit “Adem Jashari” nga data 1 shkurt, transmeton arbresh.info.
Këtë e kanë thënë për Express zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë theksuar se infektologët do të shkojnë t’i kontrollojnë personat të cilët kanë ardhur në Kosovë pas datës 1 shkurt dhe do t’i izolojnë.
“Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës epidemiologjike me Covid -19 ka marrë listën e të gjithë udhëtarëve që pas datës 1 shkurt kanë hyrë në Kosovë nga vendet që kanë pasur raste pozitive me Covid-10 dhe në kuadër të gjurmimit epidemiologjik do të testohen ata dhe rastet e kontaktit”, deklarojnë zyrtarë të MSH-së.
Ndryshe, sot janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në vend, duke bërë që numri të shkojë në 15.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në komunikatë.
Të infektuarit janë dy të fejuar që kanë ardhur sot nga Londra. Të dy janë të moshës 26-vjeçare.
“Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Njeri i gjinisë mashkull dhe tjetri rast i gjinisë femër, të dytë të moshës 26 vjeçare”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Krasniqi: Raporti i Progresit është përgjithësisht negativ, ...
“Xuxi mezi po merrte frymë”, Sara qanë teksa kujton ndodhitë...
Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë,...
Rrustem Mustafa për AKI-në: Bëjeni punën tuaj, mos u habitni...
95 të vdekur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, ...