Google ADS

Turqia mbyll kafenet dhe palestrat si pasojë e koronavirusit

18:13 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Turqia ka  publikuar masa të reja për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit në vend.

Sipas Ministrit të Brendshëm Turk, këto vende publike do të mbyllen deri në një kohë të pacaktuar:

Teatrot, sallat e koncerteve, sallat e dasmave, sallat për muzikë, tavernat, kafenet, sallat e lojërave, të birrave,  baret e shishave, internet kafet, të gjitha këndet e lojërave në ambiente të mbyllura, palestrat, saunat, pishinat, muzetë etj.

Në masat e marra përfshihen edhe ndalimin e tubimeve dhe ndalimin e shtëpive të ngushëllimit të përdorura për familjet për të mirëpritur zi shkruan arbresh.info

Turqia tashmë ka mbyllur shkollat dhe universitetet. Vendi gjithashtu ka ndaluar spektatorë në ndeshje sportive dhe ka ndaluar lutjet në xhamitë.

Turqia ka raportuar së paku 18 raste të koronavirusit, sipas Universiteti të Johns Hopkins./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme