Google ADS

Haiti pezullon të gjitha fluturimet nga Evropa, Kanadaja dhe Amerika Latine

17:53 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Haiti ka pezulluar të gjitha fluturimet nga Evropa, Kanadaja, Republika Dominikane dhe Amerika Latine për dy javët në vazhdim gjatë shpërthimit të koronavirusit, tha kryeministri i Haitit Joseph Jouthe.

Fluturimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejohen, “pas një marrëveshje me autoritetet amerika,” ka shtuar Jouthe në postimin e tij në Twitter të dielen shkruan arbresh.info

Postimi i tij në Twitter:

“Të gjitha fluturimet nga Evropa, Kanadaja, Republika Domenikane dhe Amerika Latine do të pezullohen për 2 javët në vazhdim, nga mesnata më 16/03/2020. Vetëm fluturimet nga SHBA janë të autorizuara, pas një marrëveshjeje me autoritetet amerikane.”

Haiti ende nuk ka raste të raportuara me koronavirus./arbresh.info/

Të ngjashme