Kafeteritë në Prishtinë, kontribuojnë në përhapjen e virusit

17:29 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Numër i madh i qytetarëve janë parë shesheve të kryeqytetit gjatë së hënës. Madje në një nga kafeteritë në qendër të Prishtinës, është shërbyer edhe kafe.

Qytetarët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për të qëndruar brenda shtëpive të tyre si masë parandaluese për mospërhapjen e Coronavirusit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i inspektorëve të Komunës, të cilët kanë urdhëruar kafeterinë që të mbledhë tavolinat. Ndërkohë, lokali është lejuar që të shesë kafe për qytetarët që duan ta marrin me vete.

Inspektorati i Tregut, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka nxjerrë këto udhëzime për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me situatën e Coronavirusit: Rregullimi i lokalit: të merren masa higjienike, të dezinfektohet, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse, të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzve.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 15 persona nga ky virus famëkeqe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme