Google ADS

BQK: Sistemi financiar në vend do të funksionoj normalisht

15:39 | 16 Mars 2020
V. S.

BQK-ja është duke vërejtur se po shpërndahen lajme të rrejshme sa i përket funksionimit të sektorit bankar në vend.

Duke marrë për bazë këto lajme të rrejshme, BQK-ja ju informon se sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe shumë likuid, si dhe në të njëjtën kohë është duke funksionuar normalisht dhe do të vazhdoj të funksionoj sado që të zgjas emergjenca shëndetësore.

Njëkohësisht, BQK-ja ju bën thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e këtyre thirrjeve dhe lajmeve të rrejshme, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme