Dy gjigantët anglez rivalizojnë Barcelonën në garë për Lautaro Martinez

14:16 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Dy klubet angleze, Manchester City dhe Chelsea i janë bashkuar garës për të transferuar sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez.

“Neurazurët” e kanë pranuar se Lautaro do largohet në fund të sezonit, pasi thuhet se lojtari ka dëshirë për t’iu bashkuar Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, nuk është vetëm gjiganti kataluanas që është i gatshëm të paguajë kaluzolën e argjentinasit sepse edhe City e Chelsea kanë interesim.

Sipas Sport, dy klubet angleze synojnë të marrin avantazhin për ta transferuar Martinez, kur Barcelona të provojë të rikthejë në skuadër Neymar nga PSG.

Thuhet se Martinez tashmë e ka refuzuar Real Madridin vetëm për të luajtur me Lionel Messin në skuadër./arbresh.info.

Të ngjashme