Shkon në 6 numri i personelit mjekësor të infektuar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, mjekuan pacientin që i erdhën vizitorë nga Italia

13:05 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Nga dy, të konfirmuar dje, sot ka shkuar në gjashtë numri i personelit mjekësor të Spitalit “Shefqet Ndroqi” të prekur me koronavirus, të cilët i kanë shërbyer një pacienti të shtruar që ishte vizituar nga një i afërm i ardhur nga Italia.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se i sëmuri me të cilin kanë pasur kontakt mjekët aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që nuk e ka treguar këtë detaj për mjekët.

NJOFTIMI

“Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme