Atletico Madrid është duke monitoruar situatën e sulmuesit, Alexis Sanchez te Inter Milan.
Kiliani është huazim te “Neurazurët” nga Manchester United, pa mundësi blerje në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Inter ka për synim ta kompletojë transferimin, por duhet ta paguajë lojtarin 500 mijë euro në javë, vlerë të cilën nuk janë të gatshëm ta paguajnë dhe kanë kërkuar nga “Djajtë e Kuq” ta zvogëlojnë pagesën e lojtarit.
Kjo nuk i ka pëlqyer Sanchez dhe kjo situatë ka fituar vëmendjen e klubit madrilen.
Thuhet se trajneri, Diego Simeone është admirues i Alexis, me të cilin ka punuar në River Plate dhe mendon ribashkimin në verë.
United nga ana tjetër do ta shesin kilianin të klubi i parë që kërkon ta blejë, ngase nuk i duhet në skuadër./arbresh.info.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet