Ahmeti: Lokalet mund të shesin ushqim, radhët jashtë objekteve

12:27 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se lokalet dhe bizneset që ofrojnë shërbime të ushqimit kanë të drejtë ta shesin atë por jo edhe ta shërbejnë.

Ai përmes një postimi ka shkruar se kjo vlen edhe për furrat, qebaptoret, shkruan arbresh.info.

I pari I Prishtinës ka kërkuar gjithashtu të ruhet distanca dhe radhët jashtë lokalit

“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin. Pra furrat, qebaptoret, etj kanë të drejtë vetëm të shesin por jo edhe të shërbejnë (në tavolina). Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashta lokalit. Delivery, takeaëay lejohet. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme