Bruno Fernandes – Lojtari më i i mirë i muajit shkurt në Premierë Ligë

12:19 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në muajin shkurt në Premierë Ligë.

Portugezi u transferua te “Djajtë e Kuq” në afatin e janarit dhe ka qenë impresionues duke e udhëhequr skuadrën në 11 ndeshje pa humbje, shkruan portali arbresh.info.

Në pesë ndeshjet të zhvilluar në kampionatin anglez, Fernandes shënoi dy herë dhe bëri tri asistime.

Faqja zyrtare e Premierë Ligës përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se portugezi është lojtari më i mirë i muajit shkurt.

https://twitter.com/premierleague/status/1239506698865344515

Fernandes në Evropa Ligë këtë sezon ka bërë tetë paraqitje duke shënuar gjashtë herë dhe kontribuar me katër asistime, përfshihen ndeshjet në fanellën e Sporting Lisbon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme