Një ilaç që ishte përdorur për të trajtuar HIV-in dhe Malarian, mund të përdoret për të trajtuar edhe coronavirusin, kanë bërë të ditur një grup shkencëtarësh nga Australia.
Një ekip i ekspertëve të sëmundjeve infektive në Universitetin e Queenslad në Brisbane, kanë njoftuar se posedojnë dy lloj të medikamenteve që ndihmojnë në shërimin e COVID-19.
Ilaçet janë një kombinim që kanë dhënë rezultate premtuese në testet që janë kryer të njerëzit, dhe kanë bërë që të “zhduket” infeksioni te pacientët e prekur me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Ilaçet po testohen nga hulumtuesit dhe mjekët në mbarë botën në tentim për të frenuar përhapjen e virusit duke tentuar të gjejnë një vaksinë, kurë apo diçka që ngjashme që do të trajtonte virusin vdekjeprurës.
Kujtojmë që rreth 170 mijë persona në mbarë globin janë infektuar me coronavirus, kurse mbi 6.500 tjerë kanë humbur jetën. E kur Kina arriti të ndalë përhapjen, në Itali janë prekur 25 mijë, rreth 14 mijë në Iran, 8 mijë në Spanjë dhe më shumë se 5 mijë në Gjermani dhe Francë.
Hulumtuesi nga Queensland, profesori David Paterson, ka thënë se shpreson se me kurën e tyre do t’i japin fund pandemisë deri në fund të muajit.
Ai pranoi se kur pacientëve u është dhënë ilaçi i HIV personave të prekur me coronavirusi në Australi, ajo ka bërë që “virusi të zhduket” nga organizmi i tyre. Me një fjalë kanë reaguar mirë ndaj këtij ilaçi /Telegrafi/
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...