Shtabi emergjent i Komunës së Drenasit, i udhëhequr nga kryetari Ramiz Lladrovci bashkë me Komandanten e Policisë, Feime Bajrami dhe Drejtorin e QKMF-së, Ismet Bogiqi, kanë mbajtur mbledhje të rregullt, për të diskutuar gjendjen aktuale dhe zbatimin e masave preventive të virusit COVID-19.
“Lladrovci ka falënderuar stafin shëndetësor të QKMF-së në Drenas, zyrtarët policor, inspektorët komunal dhe atyre të shërbimeve publike dhe emergjente, që në këto ditë kanë qëndruar në dispozicion 24 orë për të siguruar se të gjitha masat po zbatohen sipas udhëzimeve të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).
Po ashtu, Lladrovci ka shprehur falënderim edhe ndaj qytetarëve, të cilët në këtë periudhë kanë zbatuar masat dhe rekomandimet e dhëna nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin për media.
Në këtë mbledhje të Shtabit Emergjent, është marrë vendim që te vendoset një tendë në hapësirat e QKMF-së në Drenas, në mënyrë që ata të cilët dyshojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të virusit COVID-19, të kontrollohen fillimisht në tendë. Shërbimet brenda QKMF-së nuk do të ndalen.
Drejtori i Inspekcionit, Milaim Hajdari, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me inspektimet që janë kryer nëpër bizneset e Drenasit për respektimin e masës së mbylljes së bizneseve sipas vendimit të Qeverisë, mbajtja e higjienës dhe për çmime.
Ndërsa, Komandantja e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami, ka deklaruar se sa i përket çështjes së sigurisë publike, nuk do të mungojë mbështetja e zyrtarëve policor për 24 orë në shërbim të qytetarëve.
Komuna e Drenasit, nuk ka ndalur shërbimet me qytetarë, mirëpo, ka marrë masa që shërbimet që ofrohen për qytetarët të jenë të sigurta, por, me staf të reduktuar.
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...