Partneriteti Kroos-Modric, problemi kryesor i Zidane

11:03 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Zinedine Zidane është duke hasur vështirësi në mesfushë dhe kjo është duke pasur efekt te dy mesfushorët, Toni Kroos dhe Luka Modric.

Në javët e fundit, Zidane i ka ndarë rrugët e dy mesfushorëve, pasi njëri ka luajtur kundër Cityt e tjetri kundër Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

Gjermani mungoi në përballjen ndaj klubi anglez, kurse kroati mungoj në “El Clasico”.

Kjo ka krijuar situatë të parehatshme për dy lojtarët, pasi Modric nuk ishte i lumtur që nuk luajti kundër Barcelonës, ndërsa Kroos i zemëruar pse ishte në stol ndaj Cityt dhe që u zëvendësua në minutën e 69-të ndaj Real Betis.

Me Fede Valverde dhe Casemiro në formacionin e parë, ka vetëm një pozitë për Kross ose Modric.

Dy mesfushorët këtë sezon kanë qenë vetëm një herë në formacionin e parë se bashku në humbje ndaj Levante, gjë që ka bërë të këtë kritika.

Thuhet se Modric do largohet në fund të sezonit nga “Santiago Bernabeu”, por dëshiron me shumë minutazh deri sa të përfundojë kampionati./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme