Google ADS

Tottenham e Arsenal i bashkohen garës për Lovren

10:43 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Tottenham dhe Arsenal janë dy klubet e radhës që i janë bashkuar garës së madhe për të transferuar mbrojtësin e Liverpool, Dejan Lovren.

Qendërmbrojtësi pritet të largohet në fund të sezonit, pasi Joe Gomez ia ka zërë vendin në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas medieve italiane Lazio ka interesim për kroatin, por kësaj gare i janë bashkuar edhe dy klubet londineze.

Thuhet se Lovren pëlqen kalimin te Tottenham për shkak të Jose Mourinhos, sidomos nëse Jan Vertonghen largohet nga klubi.

Nga ana tjetër, Arsenal synon ta përforcojë mbrojtjen dhe kroati do ishte i mirëpritur në formacionin e Mikel Arteta.

30-vjeçari këtë sezon ka bërë vetëm nëntë paraqitje në formacionin e parë si titullar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme