Google ADS

Kryetari i Deçanit kërkon të furnizohet QKMF-ja

10:19 | 16 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që që të bëj furnizimin e QKMF-së në këtë komunë me pajisjet e nevojshme.

Ai parmes një komunikate ka thënë se pajisja momentale është e pa mjaftueshme karshi numrit të banorëve të cilët ka komuna e Deçanit, shkruan arbresh.info.

“Pas vendimit të Qeverisë dhe situatës së Krijuar në Republikën e Kosovës ,Komuna e Deçanit është duke i përcjellur për se afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19, më që rast ka marre masat e duhura ku gjejmë shkas ti falënderojmë qytetarët në përgjithësi, po ashtu dhe bizneset që kanë respektuar vendimet e nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës , Instituti i Shëndetit Publik dhe vendimet që kanë dalë nga Komuna e Deçanit.

Shqetësimi më tej vazhdon të jetë në raport më Qendrën Kryesore të mjekësisë familjarë e cila ende nuk është paisur me mjetet e nevojshme që ti përgjigjet kësaj situate .

Duke pas parasysh që mjeket e qendrave kryesore të mjekësisë familjarë janë të parët që ballafaqohen më këtë situatë ne si Institucion Komunal me aq sa kemi pas mundësi i kemi paisur më mjete e nevojshme por që nuk janë të mjaftueshme karrshi numrit të banorëve të cilët ka komuna e Deçanit.

Kërkoimë edhe një herë nga Ministria e Shëndetësisë që që të bëj furnizimin e QKMF-së në Deçan më pajisjet e nevojshme!”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme