Inter do ta lejojë qendërmbrojtësin, Diego Godin të largohet nga klubi pas një sezoni në Seria A.
Uruguaiani nuk ka gjetur formën e duhur pasi ka bërë vetëm 16 paraqitje në 26 të mundshme, tetë nga i ka luajtur për 90 minuta, kurse te tjerat afër 60 minuta, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Godin ka dështuar të adaptohet në stilin e lojës të “Neurazurëve”, andaj nuk ka mundur të hyjë në sistemin e Antonio Conte, i cili preferon që 20-vjeçari Alessandro Bastoni të jetë titullar.
Sipas Diario AS, Inter është i gatshëm ta lejojë Godin të largohet, nëse ky i fundit preferon largimin nga “San Siro”.
Ish-kapiteni i Atletico Madrid ka fituar tetë trofe në Spanjë duke përfshirë La Liga në sezonin 2014 dhe ka arritur të jetë dy herë në finale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Lufta kundër diabetit, ndërtesa e IKSHPK-së ndriçohet me ngj...
Kader Kicaj shfaqet tërheqëse në imazhet e fundit në Instagr...
“Është turp çfarë po bëjnë” – Harry Kane godet bashkëlojtarë...
Vullneti me elemente druri të kuzhinës, proteston ndaj debat...
Statovci për LDK-në: Kritikon ndihmën që ua bëjmë nënave e f...
Sindikata e Re e KEK-ut hyn në grevë nga 20 nëntori