Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot “video takim” me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot “video takim” me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka bërë të ditur kabineti i presidentit serb.
Vuçiq ka paralajmëruar se temat kryesore të diskutimit do të jenë vazhdimi i dialogut me Kosovën dhe sidomos gjendja e krijuar pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.
Më herët ishte caktuar që Vuçiq ta vizitonte Berlinin të hënën por vizita është anuluar për shkak të koronavirusit./Express/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...