Google ADS

“Qyteti që fle”, Nju Jorku kthehet në qytet fantazmë

01:15 | 16 Mars 2020
Trina Galanxhi

Nju Jorku është kthyer në një qytet fantazmë, përderisa koronavirusi ka vendosur qytetin ‘në gjumë’, pasi banorët kanë zgjedhur që të dëgjojnë këshillat e qeverisë për të praktikuar distancën sociale.

Hapësirat publike që zakonisht janë të mbushura me njerëz përfshirë mijëra turistë kanë mbetur të shkreta.

Me shfaqjet e Broadëay, të mbyllura, Times Square u shfaq shumë i qetë, ndërsa Grand Central Terminal pa një rënie të madhe të udhëtarëve, pasi punëtorët vendosën të qëndronin në shtëpi, transmeton portal arbesh.info

Supermarketet janë boshatisur nga qytetarët, ndërsa së fundmi është vendosur që edhe shkollat të mbyllen.

Në SHBA janë raportuar 729 raste me koronavirus, ku 329 janë vetëm në Nju Jork./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme