Google ADS

Shkon në 18 numri i të prekurve me koronavirus në Turqi

00:47 | 16 Mars 2020
Trina Galanxhi

Turqia vendosi të mbyllë përkohësisht të gjitha baret, klubet e natës dhe disa vende publike, pasi Ministri i Shëndetësisë njoftoi se numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 18.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Tëitter se 12 persona të tjerë janë diagnostikuar me virus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 18, transmeton portal arbresh.info

Ministria e Brendshme urdhëroi mbylljen e vendeve publike duke filluar nga ora 10 e mëngjësit, sipas kohës lokale.

LEXO EDHE: Pse koronavirusi përhapet kaq lehtë në mesin e njerëzve?

Pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë, virusi është përhapur në të paktën 114 vende.

Numri global i vdekjeve nga virusi ka tejkaluar 5.700 me më shumë se 152,000 raste të konfirmuara në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila ka shpallur shpërthimin një pandemi dhe Europën epiqendrën e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme