Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me “ABC News” ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi tha se kjo sëmundje ka shumë të panjohura.
“Kjo sëmundje ka pasur shumë të panjohura. Rastet e para ashtu si në botë, vijnë pa lajmëruar dhe duke mos pasur ansjë informacion ne ekspozohemi edhe pse epidemia ka qenë në qendër të vëmendjes tonë. As ne nuk i shpëtuam dot kësaj ndodhie, ne jemi të ekspozuarit e parë jemi heronjtë e parë shpesh edhe dëshmorët e parë. Sa i takon dy mjekëve të konfirmuar pozitiv, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Janë të vetëizoluar”, – u shpreh Pipero.
“Nëse i referohemi studimeve, e kam thënë se mbas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 raste apo 15 raste të tjera. E sigurt që janë. Në kushtet që jemi numri minimal i personave të prekur mendoj që janë mbi 400.
Numrat janë statistikë dhe statistikat shërbejnë për tu studiuar më pas. Por ajo që qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar për ta përballuar me sa më pak humbje këtë epidemi. E gjithë vëmendja jonë është për ta shtrirë në kohë epideminë, jo për ta ndaluar.
Bëhet fjalë për ta parandaluar dhe për ta bërë të parandalueshme. Të gjithë e pamë se asnjë vend në botë nuk i ka kapacitetet për ta përballuar këtë epidemi. E përballojmë apo rrezikojmë kolapsin e Italisë? Besoj që do ta përballojmë nëse qytetarët bashkëpunojnë me ne” – tha Pipero. /lapsi/
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore
Në Rripin e Gazës, 49 persona humbën jetën në 24 orë