Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sugjerojnë që të kontaktoni me mjekun nëse keni simptoma si kollë, probleme me frymëmarrjen, ethe dhe temperaturë
Sigurisht që të pasurit simptoma jo detyrimisht do të shoqërohet me kryerjen e testit për Covid-19 pasi mjekët mund të konstatojnë që keni ftohje, grip ose ndonjë alergji sezonale.
Në rastet kur mjekët dyshojnë se mund të jeni prekur nga koronavirusi, kryhet testi, që vjen në disa forma.
1) Marrja e një mostre në zonën e hundës ose fytit. Kjo realizohet me mjete të ngjashme me kunjat me pambuk për veshët.
2) Marrja e mostrës në hundë. Kjo metodë përfshin injektimin e një tretësire të kripur në hundë dhe më pas heqjen e saj përmes thithjes nëpërmjet pajisjeve.
3) Një tub i hollë me dritë i quajtur bronkoskop vendoset në gojë dhe mushkëri, ku mblidhet një mostër për analiza.
4) Një test pështyme. Nëse keni një kollë me gëlbazë, mund të kërkohet që pacienti të kollitet dhe të nxjerrë pështymën, e cila përdoret si mostër.
5) Test gjaku. Bëhet fjalë për testin standard të gjakut.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka aprovuar testin e shpejtë për koronavirusin, që zhvillohet duke marrë mostra nga hunda, fyti dhe mushkëritë.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...