Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan zyrtarët spanjollë.
Zyrtarët thanë se testi i Begona Gomez ishte pozitiv, por gjendja shëndetësore e kryeministrit dhe Begonas ishte optimale.
Spanja të shtunën njoftoi se do të mbyllë gjithë vendin, pasi numri i rasteve të diagnostikuar tejkaloi shifrën 6 mijë.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi i njohur si COVID-19 është përhapur në rreth 150 vende dhe territore duke shkaktuar mijëra të vdekur.
Një shumicë e madhe e të infektuarve shërohen nga kjo sëmundje.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...