Numri i të vdekurve nga koronavirusi arrin në 1,800 në Itali

20:27 | 15 Mars 2020
Arbresh.info

Italia ka raportuar 368 vdekje të tjera nga koronavirusi, një rekord i ri një-ditor.

Lombardia – rajoni i më i prekur në vend – përbënte 252 nga totali. Shifra e të vdekurve nga koronavirusi përbrenda një dite në Itali është rritur në 1.809 nga 1.441. Numri i përgjithshëm i të infektuarve gjithashtu ka shkuar në 24.747, nga 21.157, transmeton lajmi.net.

Autoritetet shprehën shqetësimin në rritje të dielën në lidhje me atë se për sa kohë autoritetet shëndetësore në rajonet veriore të Italisë mund të përballen me rritjen drastike të raste të reja.

Përvoja e vendit ka ofruar një shembull alarmues për vendet e tjera evropiane që kanë filluar të pësojnë rritje drastike me rastet me virusin CO-VID19.

Lombardia, zona me popullsi të madhe, e gjendur afër kryeqytetit financiar Milano, ka qenë rajoni më i prekur nga virusi vdekjeprurës në Itali, me 966 vdekje dhe 11.685 raste të konfirmuara, më shumë se gjysma e totalit kombëtar.

Sistemet shëndetësore në Lombardi dhe në rajone të tjera të pasura veriore, si Emilia Romagna dhe Veneto, konsiderohen ndër më të mirat në Evropë.

“Numrat kanë vazhduar të rriten. Ne jemi afër momentit kur nuk do të kemi shtretër më për kujdesin intensiv”, tha guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana.

Autoritetet kanë punuar për të siguruar qindra shtretër të kujdesit intensiv në një strukturë të posaçme, të krijuar në një qendër ekspozite.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme