Stacioni Policor, departamenti i Hetimeve në Ferizaj së bashku me inspektoratin komunal kanë konfiskuar 15 pako me dorëza dhe maska medicionale të cilat nuk kishin deklaracion për prejardhje dhe destinim.
Fillimisht vetura e dyshimtë është ndaluar nga Policia e Kosovës, ndërkohë janë konstatuar gjithsejtë një mijë e 500 dorëza dhe maska pa dokumente.
“Inspektorati i Komunës, pas kontrollit që i bëri automjetit të dyshimtë, konfiskoi këtë sasi materiali mbrojtës, që për qëllim kishte tregtimin dhe personi që po bartte këtë sasi, u shoqërua në polici për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, kjo gjendje paniku, po shfrytëzohet për veprime kriminale e të dyshimta, andaj kërkohet vigjilenca e qytetarëve që t’i denoncojnë këto raste si dhe të veprohet siç veproi Njësia e Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj bashkë me Inspektoratin e Komunës që parandaluan daljen në treg të kësaj ngarkese.
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...