‘Pussycat Dolls’ në qendër të kritikave pas performancës së fundit

20:19 | 15 Mars 2020
Arbresh.info

“Pussycat Dolls” nuk po i shpëtojnë kritikave prej se u ribashkuan.

Grupi i popit “Pussycat Dolls” ribëri një tjetër performancë të nxehtë mbrëmjen e shkuar, pavarësisht kritikave të marra për paraqitje jashtëzakonisht të ekzagjeruar në veshjet e vajzave.

Grupi i cili është ribashkuar sërish, e përbëhet nga këngëtarët Nicole Scherzinger, Ashley Roberts, Kimberly Wyatt, Carmit Bachar dhe Jessica Suttatook, u rishfaqën në skenë e sollën prapë shumë kritika nga shikuesit, të cilët janë kundër veshjeve të tilla sipas tyre jashtëzakonisht ekstravagante.

Disa njerëz e vlerësuan paraqitjen e tyre, disa të tjerë rrudhën buzët, e për disa shikues ajo çfarë vajzat bënë ishte “porno e pastër”.

Të ngjashme